E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mikhail Kodorovski dhe gjashte vjet te tjera burg

Gjashtë vjet të tjera burg për ish manjatin e naftës ruse, Mikhail Khodorkovsky, dikur njeriu më i pasur në Rusi. Ai mund të përmirësohet vetëm nëse është i izoluar nga shoqëria”, ka qenë verdikti I gjykatësit, pas leximit të 250 faqeve aktakuze. Pas përfundimit të dënimit të parë vitin e ardhshëm, 47 vjecari Khodorkovsky tashmë përballet me perspektivën e qëndrimit të qeli deri në vitin 2017.

Denimi i tij i ri është paralajmëruar që të hënën e kësaj jave, kur ka nisur edhe gjyqi, dhe është kritikuar nga shtetet e bashkuara dhe shtetet europaine si një drejtësi me selektim. Dikur, Khodorkovski shihej si një kërcënim për ish presidentin Vladimir Putin, por tashmë është shpallur fajtor së bashku me partnerin e tij të biznesit, Platon Lebedev për vjedhjen e miliarda dollarëve nga firma e vet e naftës, Jukos dhe kalimin e tyre në procesin e pastrimit të parave.

Pasi Uashingtoni kritikoi Rusinë për drejtësi selektive, Kremlini ka thënë se bota jashtë Rusisë duhet të shohë punën e saj. Gjermania e cila gjithashtu ka kritikuar rëndë vendimin e fajësisë për Khodorkovskin, ka komentuar se është shumë e shqetësuar. Cinikët që kanë qenë duke e ndjekur nga afër këtë rast, thonë se vendimi e mban pastër dhe bukur Khodorkovskin brenda në burg ndërsa përgatiten dhe zhvillohen zgjedhjet e ardhshme presidenciale, në të cilat, shumë njerëz presin rikthimin e Vladimir Putin në krye të Kremlinit.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›