E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishtine akuzohen per shperdorim detyre 6 zyrtare

Prokuroria e Qarkut në Prishtinë ka ngritur akt akuzë kundër gjashtë zyrtarëve të komunës së Prishtinës, për veprën penale Shpërdorim i pozitës zyrtare.

Të pandehurit janë zyrtarë të lartë, përfshirë drejtorin e infrastrukturës Ridvan Shanini, shefin e prokurorimit, Ekrem Rexha dhe zyrtarët e organit mbikëqyrës Refik Sadiku, Halil Fejziu, Qazim Bajrami dhe Hazir Krasniqi.

Gjashtë të pandehurit, kanë autorizuar një pagesë shtesë që nuk parashkohej në Kontratën për ndërtimin e kolektorit atmosferik mbi lumin “Prishtina”, në lagjen Kalabria në Prishtinë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›