E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishtine banoret ngrohen 6 ore ne dite

Vetëm tre orë në mëngjes e tre orë në mbrëmje, qytetarët e Prishtinës ngrohen nga “Termokos”. 6 orë në ditë tregojnë situatën aktuale të furnizimit me ngrohje nga ana e kompanisë për qytetarët e Prishtinës.

Me 300 mijë euro që komuna e Prishtinës i dha si ndihmë “Termokos”, sezoni ngrohës me reduktime mund të zgjatet vetëm edhe një javë.

Sipas zyrtarëve të kompanisë, mjetet e ndara veçse e kanë shtyrë pak sezonin ngrohës, por nuk e zgjidhin këtë problem.

Gjendja më e vështirë duket se paraqitet veçanërisht për pacientët e Qendrës Klinike Universitare. Kjo situatë nuk pritet të përmirësohet, sepse për normalizim nevojiten afër 5 milionë euro.

Vlerësohet se vetëm për periudhën 1999-2010, borxhet e konsumatorëve arrijnë shifrën mbi 15 milionë e 600 mijë euro. Ndërsa vetëm për dy sezonet e fundit, borxhi i konsumatorëve është mbi 3 milionë e 380 mijë euro.

Kjo ndërmarrje ka filluar të apelojë te konsumatorët për shlyerje të borxheve dhe tek institucionet që ta përkrahin në sigurimin e lëndës djegëse, mazutit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›