Narkotrafikantet objektiv djalin e Lula-s

Një prej bosëve më të mëdhenj të drogës në Brazil, Fernandinho Beira-Mar, kërkonte të merrte peng djalin e ish presidentit Lula për t’u hakëmarrë për dënimin në një burg të sigurisë së lartë.
Plani është zbuluar, sipas të përditshmes “Folha de S.Paulo”, nga trafikanti Juan Carlos Abadia, i mbyllur në të njëjtin burg me Beira-Mar.
Një operacion i policisë federale ka mundur që në momentet e fundit të ndalojë marrjen peng të Luis Claudio Lula da Silva në gusht të 2008-ës.