E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishtine ceremoni festive per pavaresine

Kryetari i Komunës së Prishtinës Isa Mustafa ka organizuar  një ceremoni solemne në rastin e tre vjetorit të pavarësisë se Kosovës. Me këtë rast Mustafa tha se pavarësia e Kosovës  realizoi ëndrrën qindvjeçare të popullit për liri dhe pavarësi. Për Mustafën dita e pavarësisë kujton presidentin e ndjerë Ibrahim Rugovën, familjen Jashari dhe të gjitha ata që u sakrifikuan jetën e tyre për lirinë dhe pavarësinë Kosovës.

“Ka qenë e vështirë dhe e mundimshme dhe e dhimbshme, rruga që e kaluam të gjithë ne ishte rrugë e sakrificave, rrugë e përkushtimit shekullor për liri, rrugë e heroizmit  që treguan  njerëzit e këtij vendi. Shprehim nderin ton, respektin tone të madhe për të gjithë luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për Presidentin Rugova dhe të gjithë ata që simbolizojnë dhe simbolizuan këtë ditë të madhe për ne” tha Mustafa.

Isa Mustafa falënderoi të gjithë miqtë ndërkombëtarë, që  ndihmuan shtetin e Kosovës në arritjen e aspiratave për liri, pavarësi dhe ndërtimin institucioneve demokratike. Nën kujdesin e Komunës së Prishtinës në Sheshin “Nënë Tereza”  në Prishtinë mbahet sot koncerti i pavarësisë me pjesëmarrjen e  këngëtarëve  më të njohur nga të gjitha trojet shqiptare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›