E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opozita ne boulevard ne oren 1600. Rama Demostrata kunder kusarise

Nje dite perpara demostrates se paralajmëruar te opozites, kryetari i saj Edi Rama i beri thirrje  per pjesëmarrje te te gjithe atyre qe nuk pajtohen me qeverisjen Berisha. Duke bere pergjegjse qeverine per 21 janarin dhe vrasjen e kater qytetareve ne kete demostrate, kryetari i  opozites e renditi kete si arsyen e pare per te cilen ai tha se shqiptaret duhet ti bashkohen protestes se opozites.

“Nesër në 16:00 në bulevard me këdo e për këdo që sot nuk e sheh dot më si të veten këtë qeveri përgjegjëse për katër vrasjet makabër dhe për të gjitha plagosjet me arme zjarri në mes të Tiranës, të cilat u shkrepën mbi popullin nga regjimi i kusarisë që vrau për të vazhduar të vjedhë” tha Rama.

Rama tha se Berisha ka marre peng vendin, duke u ndalur tek ajo qe ai vlerësoi si rrenimi ekonomik, rritjen  e cmimeve dhe numrit te te papaneve duke renditur edhe privatizimin e 1280 aseteve publike . Per te gjithe ata qe nuk duan me te keqqeverisen tha rama, duhet te jete pjese e demostrates per nje zgjidhje te re per shqiptaret per te cilin nje e tille jane vetem zgjedhjet e parakohshme. “Qeveria grabit me një dorë 1280 pasuri të këtij populli. Nesër në orën 4 ne do të jemi në bulevard me këdo që dëshiron të demonstrojë paqësisht por vendosmërisht për largimin e Saliut dhe zgjedhje të reja, të lira e të ndershme” tha Rama.

Protesta e opozites eshte paralajmëruar te mbahet neser ne oren 16 ne bulevardin Deshmoret e Kombit. Ndryshe nga dy heret e fundit ne kete proteste drejtuesit e opozites do te mbajne fjalime.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›