Sekuestrohen 3,6 tonë kokainë në afërsi të Kolumbisë

Një anije e marinës kombëtare franceze me bazë në Antilje sekuestroi sot rreth 3,6 tonë kokainë në bordin e një anijeje me flamur të Venezuelës që lundronte në afërsi të Kolumbisë.
Lajmi bëhet iu ditur nga burime ushtarake franceze. "Kjo është sasia e dytë më e madhe e kokainës e sekuestruar në Antilje", deklaroi shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të armatosura franceze në Antilje, kundëradmiral Loic Rafaelli.
Gjashtë anëtarët e ekuipazhit të anijes Titan, nga Hondurasi dhe Kolumbia, si dhe e gjithë sasia e mallit iu dorëzuan autoriteteve venezuelase.
Më 11 shtator të vitit 2006 marina franceze sekuestroi 4.3 tonë drogë në një anije panameze mallrash.