E Diel, 1 Nëntor 2026

Prishtine miratohet buxheti 2011. Opozita mungoi ne votim

Kuvendi i Kosovës, me shumicë votash, ka miratuar ligjin për buxhetin për vitin 2011, në të cilin përfshihet edhe rritja e pagave për sektorin publik si edhe shitja e ndërmarrjes më fitimprurës në vend, Postës dhe Telekomit të Kosovës. Buxheti u miratua pa votat e opozitës, me vetëm  66 vota “pro”,  25 “kundër” dhe 12 abstenime. Ky ligj parashikon rritje ekonomike prej 5.5%. 

“Sot Kuvendi i Kosovës votoi projektbuxhetin e zhvillimit ekonomik, të Kosovës evropiane, të rritjes së mirëqenies sociale të qytetarëve dhe investimeve kapitale” tha kryeministri Hashim Thaçi.

Përfshirja e nenit për privatizimin e PTK-së ka kundërshtimi kryesor i opozitës e cila ka dhënë arsyet kundër Ligjit për Buxhetin.

 “Nuk është marrë parasysh kërkesa e grupit parlamentar të LDK-së që të hiqet neni 4 në të cilin është përfshirë privatizimi i PTK-së. Kjo nuk ka ndodhur dhe kjo është shkelje e Kushtetutës, e Ligjit për Financa sepse ky nen dhe kjo shitje e PTK-së nuk e ka vendin në ligjin për buxhetin” tha kreu i grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri.

 “Ne e lëshuam sallën për shkak se mendojmë se kjo është një mënyrë totalitare e të funksionuarit me institucione të Kosovës. Pra po përdoret Kuvendi i Kosovës si një institucion teknik i cili vetëm miraton vendimet e Qeverisë dhe nuk po lejohet fare as të debatohet për ato vendime” tha kreu i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Visar Ymeri.

“AAK ka votuar kundër nenit 4 për privatizimin e PTK-së. Në momentin që ky nen ka kaluar me vota ne kemi abstenuar sepse nuk kemi dashur të dalim kundër buxhetit por kemi dashur të tregojmë se ne nuk e aprovojmë një mënyrë të tillë të privatizimit të PTK-së” tha kreu i grupit parlamentar të AAK, Ardian Gjini.

Hapi i fundit që buxheti të hyjë në fuqi është dekretimi nga presidenti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›