Zgjedhjet Dule firmos me Ramen. Marreveshja pas debatit per Bollanon
Megjithëse nuk jane rregjistruar ne te njëjtin koalicion, PS dhe PBDNJ kane nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit ne zgjedhje per maksimizimin e votes opozitare. Dy kryetaret Edi Rama dhe Vangjel Dule kane nënshkruar marrëveshjen per nje mbështetje te ndersjellte, me objektivin per te fituar shumicen ne zgjedhjet e 8 majit dhe per të rrezuar rregjimin aktual deklaroi kryeopozitari.
“Kjo është një marrëveshje e cila nënshkruhet si vlerësim i marrëdhënieve shume të mira dhe njëkohësisht si shprehje e një vendosmërie për të konsoliduar dhe zhvilluar më tej një bashkëpunim që deri më sot mes dy forcave politike ka qenë i posaçëm, në këto dy vite opozitarizmi për qytetarët e me qytetarët. Me objektiv të përbashkët për një Shqipëri që punon me një qeverisje të njerëzve, për njerëzit dhe për njerëzit” tha Rama.
Të njëjtën gjë deklaroi edhe vetë kreu i PBDNJ-së Dule, sipas të cilit kjo marrëveshje vijimi i bashkëpunimit disa vjecar mes forcave të majta.
“Marrëveshja jonë përfshinë mbështetje të ndërsjelltë në njësitë e pushtetit vendor për kandiaturat tona, por edhe një veçori edhe konkurencën e shëndoshë midis dy partive aleate në njësi të caktuara të pushtetit vendor” tha Dule.
Shkak i mosrregjistrimit nen te njejten aleance mes PBDNJ-se dhe PS-së ishte bashkia e Himares dhe mungesa e mbështetjes se socialisteve per kandidatin e PBDNJ, Vasil Bollano. Kjo bashki eshte e vetmja ku PBDNJ nuk mbështet të njëjtin kandidat me forcat e tjera të majta.
Rovena Moçka