E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nga Libia ne Britani dezerton ministri. Sdua azil

Ministri i Jashtëm libian që dezertoi kolonel Gadafin, nuk do të marrë azil politik në Londër. Sekretari i jashtëm Britanik, Uilliam Heg pasi ka folur me diplomatin libian u bëri thirrje edhe njerëzve të tjerë të afërt me regjimin e Tripolit të braktisin Gadafin. Musa Kusa i cili mbërriti paraditen e së enjtes në Londër, ka qenë kanal komunikimi i qeverisë së Londrës me atë të Gadafi dhe vetë Heg ka folur me të rregullisht.

"Dorëheqja e tij tregon se regjimi i Gadafit, i cili është dezertuar më parë edhe nga figura të tjera të rëndësishme në favor të opozitës është i fragmentarizuar dhe po shembet nga përbrenda. Gadafi duhet të pyesë veten se cili do të jetë person i radhës që do ta braktisë” tha Heg.

Qeveria e Londrës përballet edhe me protestat e opozitës, sipas së cilës, Musa Kusa, në atë kohë shef i inteligjencës libiane planifikoi bombardimin e avionit në Lokerbi në vitin 1988.

Ndërkohë, në terren luftimet janë intensifikuar, me sulme të fuqishme në Misrata. Ndërsa kryengritësit në lindje po lënë me shpejtësi qytetin e Axhdabijës, ndërsa forcat qeveritare ndodhet në dyert e tij.

Agjencia e OKB-së për refugjatët publikoi imazhe të eksodit të banorëve në qytetet lindore drejt shkretëtirës ku mungon ushqimi, uji dhe kujdesi shëndetësor.

Debati i armatosjes së kryengritësve ndërkohë ka bërë që shefi i NATO-s Rasmusen të njoftojë se mandati i aleancës është mbrojtja e libianëve jo armatosja e tyre.

Por, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates duke folur para Kongresit ka deklaruar se ka vende të tjera, përvec Amerikës që mund të ofrojnë trajnim dhe mbështetje për kryengritësit. Sipas tij, presidenti Obama nuk ka në mendje diçka tjetër përvec misionit të miratuar tashmë. Armatosja është një dilemë e madhe për amerikanët pasi ka dyshime  për infiltrim të Al kaidës mes rebelëve e kësaj here amerikanët duan të sigurohen se nuk do të përsërisin gabimin e mbështetjes së talibanëve afghanë.

Kolonel Gadafi ka paralajmëruar Perëndimin se ka nisur në Libi një situatë që në asnjë mënyrë nuk mund ta kontrollojë.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›