E Shtunë, 31 Tetor 2026

Procedura e re Biometrikettani vertetim dhe nga policia

TIRANE-Procedurat per nxjerrjen e pasaportes biometrike komplikohen edhe me shumeduke perfshire tashme si dikur edhe nje formular te leshuar nga policia e shtetit. Dje ministria e Brendshme me propozim te Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit ka nxjerre nje udhezim te ri Mbi procedurat e pajisjes me pasaporte biometrike te shtetasve shqiptare.

Nepermjet nje njoftimi zyrtar per mediat ministria e Brendshme ben te ditur se shtetasit shqiptare qe aplikojne per pasaporte biometrike per cdo here duhet te pajisen me formular identifikimi me fotografi nga komisariati i policise ku kane vendbanimin i cili plotesohet ne dy kopje. Formulari i identifikimit miratohet me urdher te Drejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit. Kopje e formularit te plotesuar dhe te verifikuar nga policia i paraqitet punonjesit te gjendjes civile prane zyres se aplikimit.

Kjo mase e re eshte vendosur pas indentifikimit kohet e fundit te shume pasaportave biometrike te leshuara per persona ne kerkim apo te falsifikuara edhe neper zyrat e kompanise qe i prodhon ato.Sipas policise ne shume vende te europes policite homologe kane ndaluar mjaft persona kryesisht kosovare te paisur me pasaporta biometrike shqiptare qe nuk rezultojne ne sistemin e policise. Rifutja ne loje pas kaq vitesh e formularit te policise do te rreptesoje abuzimin qe behet me pasportat biometrike sidomos pas liberalizimit te vizave. Por nga ana tjeter do te zgjase kohen qe duhet per marrjen e saj.
shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›