E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishtinë, sot seancë për miratimin e rezolutes së Mijëvjeçarit

 

PRISHTINE- Kuvendi i Republikës së Kosovës sot do të mbajë një seancë solemne për miratimin e Rezolutës mbi Objektivat Zhvillimore të Mijëvjeçarit. Ndërkaq në seancën tjetër po sot deputetët do të kenë në rend dite shqyrtimin e disa projektligjeve për herë të parë dhe të dytë.
Mes tjerash në mbledhje do të shqyrtohet edhe miratimi i rekomandimit të Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor si dhe rekomandimi i Komisionit për Buxhet dhe Financa në lidhje me propozimin e Qeverisë për emërimin e anëtarëve të Bordit të Trustit Pensional të Kosovës.

(s.g/BalkanWeb)



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›