E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishtine te premten tryeza e partive

Ushtruesi i detyres se Presidentit Jakup Krasniqi do te mbledhe te premten ne nje tryeze te perbashket te gjithe kreret e partive politike te Kosoves ne perpjekje per te gjetur nje pajtueshmeri per daten e mbajtjes se zgjedhjeve te parakohshme. Krasniqi beson se pas ketij takimi do te caktohet nje date per mbajtjen e zgjedhjeve.

Kam neser nje takim te perbashket me te gjitha subjektet politike te perfaqesuar ne Kuvendin e Kosoves. Kam biseduar edhe me partite joparlemantare dhe besoj se neser do te sqarojme shumecka tha Jakup Krasniqi UD i Presidentit te Kosoves.

Nderkohe pas doreheqjes se Fatmir Sejdiut nga posti i Presidentit te Kosoves jane shtuar zerat brenda Lidhjes Demokratike te Kosoves per prishjen e koalicionit me PDK-ne. Pas largimit te Presidentit Sejdiu kjo marreveshja marreveshja e koalicionit LDK-PDK per mua eshte e vdekur. Atehere nese duam ta respektojme shtetin ligjor atehere une mendoj se LDK duhet te dale nga koalicioni dhe ta beje zyrtare se nuk eshte me pjese e ketij koalicioni deklaroi Fatmir Rexhepi Deputet i LDK-se.

Deklarata e Rexhepit nuk ka gjetur mbeshtetje te partia e tij LDK por as te PDK. Deri me sot ne si partner te koalicionit nuk kemi asnje deklarate nga askush e as nga LDK qe kane shprehur gatishmerine qe te terhiqen nga koalicioni tha Xhavit Haliti Anetar i Kryesise se Kuvendit PDK. Raportet ne mes dy partive te koalicionit qeveritar kane perjetuar ftohje pas doreheqjes se Fatmir Sejdiut nga posti i Presidentit.

Bul Salihu

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›