E Shtunë, 31 Tetor 2026

Votimi i PE per vizat PSE Vota pro shqiptareve

Partite Socialiste Europiane pershendesin votimin e Parlamentit Europian per heqjen e rregjimit te vizave per qytetaret shqiptare e boshnjake. Kryetari i Task- Forces mbi Zgjerimin ne Ballkanin Perendimor dhe anetar i Presidences se Partive Socialiste Europiane Kristian Vigenin deklaroi se votimi I djeshem eshte nje vote pozitive per qytetaret shqiptare por jo per qeverine aktuale te Shqiperise.

Partia Socialiste e Shqiperise ka bere nje pune jashtezakonisht te madhe pergjate gjithe ketyre muajve per te siguruar mbeshtetje per keto masa shume te rendesishme per te gjithe qytetaret e Shqiperise. Edhe Raporti mbi te cilin votuam sot eshte i nje socialisteje Anetares se Parlamentit Europian Tanja Fajon tha Vigenin.

Partite Socialiste Europiane kane qene te perfshira aktivisht ne Ballkanin Perendimor qe nga mesi i viteve 1990. PSE me anetaresite e reja dhe vleresimet e kongresit te saj ne 2009 ka rritur akoma edhe me teper prezencen e saj ne rajon. Ne Konferencen e PSE per Ballkanian ne Sarajeve ne 2009 liderat e partive rane dakort mbi vizionin e PSE per Zgjerimin ne rajon deri ne 2014 dhe vendosjen e Task Forces se PSE mbi Zgjerimin ne Ballkanin Perendimor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›