Prishtinë, vodhi orë dore në vlerë 15.000 euro

Në Prishtinë është arrestuar një person pasi qe i njëjti në bashkëveprim edhe me një të dyshuar tjetër i cili ndodhet në paraburgim kanë kryer vjedhje ne dy raste në një lokal në kryeqytet.
Dy të arrestuarit kanë vjedhur orë dore ne vlerë 15.000 €. Me urdhër te Gjyqtares se Procedurës Paraprake është bërë kontrollimi i shtëpive te dyshuarve ku janë gjetur dhe konfiskuar prova, materiale qe lidhen me vjedhjen si dhe një thikë. Me urdhër te Prokurorit te dyshuarit dërgohen ne mbajtje./Indeksonline/