E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prita, vriten gjyshe e nip per hakmarrje

Ringjallja e Krishtit eshte pritur me plumba ne fshatin Cas, te komunes se Velipojes ne rrethin e Shkodres. Ndersa nje 60-vjecare me nipin 20-vjecar ishin nisur per te bere pazarin per diten e shenjte, disa metra larg shtepise se tyre vrasesi u kishte zene pusi. Mesditen e djeshme, nje bresheri "Kallashi" ka konsumuar vrasjen e dyfishte, duke regjistruar femren e dyte te vrare ne keto ane brenda dy muajve te fundit. Viktimat jane Age dhe Rafael Filipi, ndersa si autor i krimit eshte arrestuar Arjan Zefi, 30 vjec, per te cilin policia thote se ka kryer vepren ne shenje hakmarrjeje per nje zenke te ndodhur nje vit me pare. E moshuara ishte njekohesisht kryetarja e Partise Socialiste per zonen e Velipojes, por autoritetet policore thane se krimi nuk ka motive politike. Gjate marrjes ne pyetje, Zefi ka pranuar krimin, duke u mbrojtur se ishte hakmarre per sulmin me cifte qe 60-vjecarja Filipi i kishte bere pas nje konflikti per kufijte e tokave ne fshat.
Age dhe Rafael Filipi kane dale nga shtepia dje, per te bere pergatitjen e fundit per festen e madhe te komunitetit katolik. Gjyshja i ishte lutur nipit ta shoqeronte ne Shkoder per te bere pazar. "Kam per te blere shume, se do te bejme feste te madhe", i ka thene Age Filipi 20-vjecarit, duke i kerkuar te shkonin me automjetin e tij. Rafaeli ka pranuar dhe, ndersa ka dale bashke me gjyshen nga shtepia, eshte kthyer edhe nje here per t'u siguruar se dera ishte e mbyllur. Ndersa automjeti, me targa SH 2016 D, nisej drejt Shkodres, rrugetimi i tij nuk do te zgjaste me shume se disa dhjetera metra.
Bashkefshataret tregojne se viktimat u gjeten te perkulur ne sediljet e perparme, cka tregon se ata kane pikasur vrasesin me arme ne dore. Age dhe Rafael Filipi nuk kane mundur te shmangin plumbat e "Kallashnikovit", te cilet kane bere "shoshe" pjesen e perparme te autovetures dhe trupat e tyre. Policia tha se djaloshi mbante te shtrenguar ne dore nje pistolete tip "TT", por vdekja ishte treguar me e shpejte. Policia numeroi 23 gezhoja te kalibrit 7,62 milimetra, te cilat u gjeten ne vendin nga ku mendohet se eshte qelluar mbi dy viktimat.
Banoret rrefejne krimin
Bresheria e armes ka nxjerre nga shtepite dhjetera banore te fshatit Cas te komunes se Velipojes, te cilet kane rendur ne vendin e krimit. Disa prej tyre, kane treguar perpara oficereve te policise gjyqesore se kane pare Arjan Zefin te largohej me vrap ne nje rruge qe te nxjerr nga fshati. I njohur me emrin Jani, 30-vjecari eshte regjistruar i pari ne listen e personave te dyshuar dhe eshte organizuar puna per kapjen e tij. Arjan Zefi, sipas burimeve zyrtare te policise se Shkodres, eshte arrestuar rreth 40 minuta pas ngjarjes, ne nje zone periferike te fshatit.
Provat qe akuzojne 30-vjecarin
Policia tha se Arjan Zefit i eshte gjetur automatiku model 56, me te cilin dyshohet se ka kryer vrasjen e dyfishte. Arma eshte derguar ne laboratorin e Policise Kriminale per te vertetuar nese nga tyta e saj kane dale 23 plumbat, me te cilet u ekzekutuan dy viktimat. Njekohesisht, burime nga grupi hetimor bejne te ditur se gjate pasdites se djeshme nje grup i posacem hetimor ka fiksuar provat materiale te gjetura ne vendngjarje dhe ne automjetin me targa SH 2016 D, ku u gjeten trupat. Se bashku me aktin e ekspertizes mjeko-ligjore dhe analizat e faktoreve plotesues te qitjes ne duart e 30-vjecarit, ato parashikohet te paraqesin korpusin kryesor te provave qe do te paraqiten perpara togave te zeza te Gjykates se Rrethit te Shkodres.
Arjan Zefi: "E vrava, se me qelloi me cifte"
Krimi per hakmarrje eshte pista qe po hetohet nga uniformat blu te qytetit verior. Burime nga policia vendore bejne te ditur se ne momentet e para te arrestimit, Arjan Zefi ka pranuar autoresine e vrasjes se dyfishte. "Po, une i vrava, ka deklaruar i qete 30-vjecari, qe nuk ka bere asnje rezistence ndaj policise. Nje vit me pare ajo (Age), me qelloi me cifte dhe me plagosi. Pyetni gjithe fshatin, se e dine. Nuk mund ta duroja nje turp te tille". Nga hetimet paraprake, rezulton se konflikti mes familjeve Zefi dhe Filipi eshte i vjeter. Ata kane tokat prane njeri-tjetrit dhe mesohet se nje grindje per kufijte ka degjeneruar deri ne krisma armesh. Banore te fshatit kane pohuar para policise se ishte e vertete se kryetarja e Partise Socialiste kishte qelluar me cifte mbi Jani Zefin, rreth nje vit me pare. Burime nga policia saktesuan se uniformat blu nuk kishin marre njoftim per kete ngjarje, ndersa fshataret thane se dy familjet prej kohesh jetonin me friken nga plumbat.
Viktimat:
Age Filipi, 60 vjece
Rafael Filipi, 20 vjec
I dyshuari:
Arjan (Jani) Zefi, 30 vjec
Akuzat:
Vrasje me dashje e me shume se nje personi
Armembajtje pa leje
Kush ishte Age Filipi
Age Filipi ka qene nder personat me te njohur ne Velipoje, per shkak te angazhimit te saj politik. Gruaja "e hekurt" ishte kryetarja e deges se Partise Socialiste ne Velipoje, duke qene nder personat me aktive ne dy fushatat e fundit zgjedhore ne kete komune. Ndonese ne moshe te thyer, angazhimi i saj politik e kishte bere te njohur si personazh publik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›