"Leter babagjyshit, te me sjelle babin"
Cdo dite pershkon korridoret e ftohta te Shtepise se Femijes me kepucet imagjinare te baletit dhe kjo e ben shume te lumtur. Nese guxon qe per nje cast t'i ktheje syte nga realiteti, ne vend te kepucezave sheh pantoflat e saj te amortizuara nga ecejaket prej femije. Hirushja kthehet ne nje zonjushe aspak te llastuar, te vogel e te brishte, qe quhet Nertila Xhymerti. Beson ende te babagjyshi i Vitit te Ri dhe shpreson t'i sjelle nje kostum baleti. Te pakten kjo kerkese i duket me e realizueshmja, Nertiles 12-vjecare. Me e realizueshme sesa te bashkohet me babane e saj, i cili e ka braktisur qe ne klase te pare...
Perballja me jeten qe ne moshe te njome, e ka bere qe te jete shume e arsyetueshme. E vlereson familjen si gjene me te shtrenjte ne bote dhe e mban mend mire ndjesine e te jetuarit me prinderit. Deri ne klasen e pare, kohe kur e ema nderroi jete, ajo ka jetuar ne nje shtepi normale, si gjithe femijet e tjere. Ndersa me pas, babai e kishte lene ne Shtepine e Femijes "Zyber Hallulli", duke krijuar nje jete krejt te tijen, pa dy vogelushet qe i kishte me gruan e pare. Nertila thote se ndihet shume mire te banesa e saj aktuale dhe se drejtoresha eshte si nje prind per te. Por, "nuk ka si te jetosh me prinderit", veren ajo. Zyshe Jonida (drejtoresha) ka shume femije per t'u kujdesur, ndersa Nertila do nje mama vetem per vete...
Megjithate, keto mendime te trishta, 12-vjecarja i le menjane. "Zyber Hallulli" zien nga atmosfera e festes se Krishtlindjeve dhe Vitit te Ri dhe nuk ka vend per meditime. Ajo enderron qe viti 2008 ta bashkoje me babane e saj dhe motren, qe jeton ne konvikt. Kjo eshte deshira e pare me e madhja per Nertilen e vogel, e cila do deshironte qe bashke me prinderit te kishte edhe nje kostum baleti. Pasionin e saj per balet, e ka zbuluar nje dite te zakonshme, kur po shihte ne televizor nje pjese baleti klasik. "Qe atehere, kur isha ne klasen e katert, e vendosa qe do te behesha balerine. Tani shpresoj qe te kem mundesi te behem e tille. Nese nuk ndodh keshtu, te pakten do te doja nje kostum, me te cilin te ushtrohem neper shtepi", thote Nertila Xhymerti. Ndersa dita me e lumtur e vitit, eshte per te 16 janari qe perkon me ditelindjen e saj, kur padyshim e pret nje surprize nga drejtoresha. Ku i dihet, mbase nje kostum baleti, te cilin ndoshta nuk do t'ia sjelle dot babagjyshi i Vitit te Ri...
Shtepia e Femijes, strehe per 35 vocerrake
Shtepia e Femijes "Zyber Hallulli" strehon 35 femije nga rrethe te ndryshme te Shqiperise. Dikujt i kane vdekur prinderit, nje tjeter i ka shume te varfer ata dhe te tjere jane braktisur qekur ishin foshnja. Drejtoresha Jonida Caroshi tregon se secili prej te vegjelve bart nje histori te trishte, gje te cilen stafi i shtepise perpiqet t'ua largoje, duke bere te pamunduren per t'iu gjendur prane. Megjithate, cdonjeri prej punonjesve te "Zyber Hallullit" e ka shume te qarte se nuk mund t'ua zevendesojne dashurine e prinderve biologjike. Por, aq eshte mundesia e tyre: Te kujdesen, t'i mesojne, t'u dhurojne dashuri. Caroshi tregon se jo vetem qe nuk lejon t'u bertitet, por as t'u flitet me ton te ashper. Ajo duket se e ka gjetur sekretin: T'u flasesh me te mire, eshte gjeja me efikase dhe njerezore qe ata te rriten ne mos si gjithe femijet normale, te pakten afersisht si ata.
Biresimi ne distance, harrohet nga biznesmenet
Biznesmenet dhe njerezit e zakonshem kane nderruar rolet. Nese pak kohe me pare ishin biznesmenet ata qe ndermoren nje nisme te quajtur "Biresimi ne distance", tani jane njerezit e zakonshem, ata qe u gjenden prane femijeve jetime e te braktisur. Pak vite me pare, Ministria e Punes lancoi nismen qe u lejonte njerezve te biznesit qe te merrnin banoret e "Zyber Hallullit" neper shtepite e tyre ne raste festash, por edhe fundjavave. Lancimi i nismes u shoqerua edhe me hapje librezash kursimi per cdonjerin prej te vegjelve, me 5 mije leke te reja brenda llogarise se femijeve. Shume prej femijeve u bene fatlume per pak kohe te pakten, duke u gjendur mes luksit dhe plotesimit te nevojave nga ana e "prinderve" te rinj. Duket se nisma eshte zbehur tashme, megjithate drejtoresha Jonida Caroshi tregon se frekuentimi i familjeve luksoze, ka edhe anen tjeter te medaljes. "Rrezikon qe t'u shkaktoje nje goditje te vogel psikologjike femijeve, sidomos atyre qe i kane prinderit gjalle. Ne keto kushte, ata do te mendonin paradoksin. Pra, familje qe nuk i njohin fare kujdesen per ta, ndersa familjet biologjike, nuk kujtohen", tregon drejtoresha. Ajo thote se para se te vendoset qe nje femije ta kaloje festen ne ndonje familje bamirese, behen disa monitorime mbi te dhe pjesetaret e saj.
Veshje dhe raketa tenisi per vogelushet
Zyra e drejtoreshes Jonida Caroshi eshte mbushur plot me dhurata te destinuara per 35 femijet, banore te Shtepise se Femijes. Jane 35 pako, te cilat kane brenda nga nje pale atlete, raketa tenisi, shall dhe dorashka. Fondi per blerjen e tyre eshte dhuruar nga nje person, qe i ka shume per zemer femijet e "Zyber Hallullit". Dritan Xhavidi eshte bamiresi, i cili u dhuron femijeve ne menyre te vazhdueshme c'te mundet. Gjera ndoshta jo shume te kushtueshme ne vlere monetare, por qe bartin brenda shume miresi dhe dashuri. Dhe drejtoresha Jonida Caroshi i eshte shume mirenjohese Dritanit. Pervec tij, ka edhe mjaft dashamires te tjere te femijeve, te cilet kujtohen per ta. Dhurata sado te vogla, qe u ndryshojne cehren femijeve. Nga ana psikologjike, nje gje e tille ndikon per mire te ta, sepse kuptojne qe edhe pse nuk kane mundesi te jene me familjet e tyre, apo nuk e kane nje te tille, ka plot njerez qe i duan. Vocerraket, nderkohe, te shkujdesur dhe te entuziazmuar, kujdesen qe ta zbukurojne shtepine per mysafiret e pritshem. Ata jane kujdesur edhe per pemen e Krishtlindjeve, te cilen do ta zbukurojne se bashku me moshataret e tyre, femije spikeresh, te cilet i kane vizituar paraditen e djeshme. Ndersa sot, ata do te vizitohen nga Presidenti i Republikes, Bamir Topi, me bashkeshorten e tij.
Shtate femije bashkohen me prinderit e tyre
Sipas drejtoreshes se Shtepise se Femijes, "Zyber Hallulli", per vitin 2007 jane bashkuar me familjet e tyre 7 vogelushe. "Kjo eshte pikerisht ajo strategji qe po ndjekim: Afrimin e femijeve me prinderit e tyre", tregon e zonja e shtepise. Sipas saj, kjo nuk eshte e lehte, por nga ana tjeter as e pamundur. "Po perpiqemi te rindezim lidhjet mes prinderve biologjike dhe femijeve qe ne kemi ketu", thote drejtoresha, duke shtuar se ka plot femije qe nuk jane jetime, por i kane prinderit ende gjalle. Ne mos te dy, te pakten njerin. "Disa prej tyre vendosin qe t'i braktisin femijet, perkohesisht, duke i lene qe t'i rrisim dhe t'i edukojme ne. Megjithate, mendoj se cdo femije ka nevoje per ngrohtesine e nenes dhe te babait, gje qe eshte natyrale dhe nuk e zevendeson asgje ne bote", rrefen Jonida me jo pak dhembshuri per femijet. Biresimi eshte nje alternative tjeter, por kurrsesi jo aq njerezore sa bashkimi i te vegjelve me ata qe u kane dhene jeten. Drejtoresha duket se eshte futur thelle ne psikologjine e femijeve. Ajo di gjithcka qe u pelqen apo jo, atyre. Perpiqet t'u flase gjithnje me te mire, nuk lejon t'i shpetoje asnje moment nga dora per t'i edukuar. Per t'u thene qe eshte mire te trokasin para se te hyjne, apo te pershendesin mysafiret kur i shohin duke hyre ne dere. Madje, duke i mesuar edhe si te buzeqeshin. Gjithcka qe na eshte thene secilit prej nesh kur ishim ne proces rritjeje... Drejtoresha e Shtepise se 35 femijeve tregon se i vlereson te gjithe femijet, por me se shumti, ata te vecantet ne prirjet e tyre. "Edukatoret merren kryesisht me prirjet e femijeve, perpiqen te evidentojne se c