Priten pishat ne Parkun Kombetar te Viroit
Pishat 50 vjecare te Parkut te Viroit ne Gjirokaster. 20 nga to paten fat te keq. Qiramarresi i hapsires ketu ne Çepo iu vuri sepaten.
Kjo masaker erdhi si pasoje e konfliktit per kufirin midis komunes Çepo dhe Bashkise se Gjirokastres.
Meqe ende nuk dihet se ku fillon territory e njeres dhe ku mbaron i tjetres, dikush u tregua me i shkathet
Adnand Logli mundesoi marrjen ne perdorim per 99 vjet territor nga Parku Turistik.
Ngjarja beri qe prokurore e police te zbarkojne para pishave te prera.
Autori i kesaj vepre Logli u gjobit 300 mije leke. Kaq ishte perllogaritja e demit, sipas Drejtorise Pyjore ne Gjirokaster. Nga ana tjeter Prokuroria ka nisur hetimin. Ky nuk eshte demi i pare ne Parkun turistik Viro. Zjarret dhe prerjet kane bere qe ai te degradohet nga viti ne vit.