Priten reshje shiu

Sipas Institutit Meteorologjik, temperaturat do të bien me rreth 4 gradë në vlerat maksimale, ndërsa në vlerat minimale do të bien më tepër ku temperatura më e ulët do të jetë rreth 16 gradë.
Gjatë natës dhe mëngjesit, moti do të jetë i freskët. Sipas meteorologes Lajlja Porja, gjatë ditës së mërkurës të kësaj jave do të ketë reshje shiu në të gjithë territorin e vendit, ndërsa të enjten reshje do të ketë në zonat malore për të pushuar më pas gjatë fundjavës ku moti do të jetë i kthjellët. Ajo shton se temperaturat maksimale nuk do t’i kalojnë 34 gradët.
“Kjo javë të jetë e freskët, sidomos temperaturat e natës dhe të mëngjesit. Temperaturat kanë rënë me rreth 4 gradë. Parashikohet që temperaturat të jenë të ulëta në nivelet minimale. Dhjetëditëshi i fundit i muajit korrik, do të jetë kryesisht i freskët dhe temperaturat nuk do t’i kalojnë 34 gradët në vlerat maksimale”, tha Porja. /Start/
2011-07-18 09:37