Basha ben betimin si kryebashkiak brenda pak ditesh
Brenda pak ditesh, Lulzim Basha do te marre zyrtarisht postin e kryebashkiakut te Tiranes. Ligji per organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore percakton se Sekretari i Keshillit Bashkiak, duhet te therrase jo me vone se 20 dite nga shpallja e rezultatit mbledhjen e pare te ketij institucioni. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me date 15 korrik i ka percjelle vendimin e Kolegjit Zgjedhor sekretarit te Keshillit dhe Prefektit. Ne baze te ketij vendimi, Sekretari i Keshillit Bashkiak duhet te informoje partite politike per mbledhjen e ketij keshilli. Sipas procedures, mbledhja duhet te filloje jo me pak sesa pese dite nga njoftimi. Mesohet se Sekretari, Vladimir Gjonaj, nuk ua ka percjelle ende vendimin anetareve te Keshillit ne baze te perfaqesimit politik. Jane te gjithe mundesite qe kjo procedure te zhvillohet diten e hene dhe nese kjo ndodh, kryetari i ri i Bashkise do te betohet te premten me 22 korrik. Edhe nese sekretari nuk do te beje informimin te henen, ai eshte i detyruar te respektoje ligjin, sipas te cilit betimi i kreut te ri te Bashkise dhe mbledhja e keshillit Bashkiak behet jo me vone se 20 dite nga shpallja e vendimit prej Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Kolegji Zgjedhor e dha vendimin e tij me tete korrik, dhe mbledhja e pare e Keshillit, sic thone dhe ekspertet, duhet te behet brenda dates 28 korrik. Me tej, i njejti ligj ne nenin 40 te tij, parashikon ate qe konsiderohet si shpallje e vlefshmerise se mandatit, ne kete rast te kryetarit te Bashkise, e cila sipas ligjit behet ne mbledhjen e pare te Keshillit. Keshtu, kryetari ben betimin sipas nje formule te parashikuar ne nenin 28 te tij. Ne rast se Keshilli Bashkiak nuk mblidhet brenda 30 diteve nga data e shpalljes se rezultateve nga KQZ-ja, prefekti organizon ceremonine e betimit te kreut te ri te Bashkise ne prani te banoreve te njesise perkatese. Vec betimit te kryetarit te ri, Keshilli Bashkiak do te zgjedhe dhe nenkryetaret e institucionit te pushtetit vendor, si dhe kryetarin e keshillit dhe sekretarin. Ne daten 15 korrik, Kolegji Zgjedhor miratoi listen e keshilltareve te Bashkise se Tiranes. Koalicioni "Aleanca per Qytetarin", ka 28 anetare ne kete institucion, ndersa koalicioni i opozites "Aleanca per te Ardhmen" ka 27 anetare.
Zgjedhja e drejtuesve te Keshillit
Pas betimit te kryetarit, i cili pritet te behet diten e premte, Keshilli Bashkiak do te beje dhe konstituimin e institucionit. Pritet qe Keshilli te zgjedhe dhe kryetarin e ri te tij, nenkryetarin, si dhe sekretarin. Kjo procedure ben edhe kompletimin e asaj qe quhet "qeveria vendore". Ndarja e numrave ne keshilli i jep avantazh mazhorances per te miratuar projektet e duhura per qytetin e Tiranes. Zhvillim qe eshte i nevojshem per te vene ne pjese programet e lancuara gjate fushates nga kandidatit i mazhorances, Lulzim Basha.