E Diel, 1 Nëntor 2026

Priten shtrëngata dhe reshje shiu, Shkodra dhe Lezha më të prekurat

TIRANË, 9 tetor/ATSH/ Shtrëngata dhe reshje shiu me intensitet të ndryshëm priten në vend gjatë pasdites së sotme dhe ditës së shtunë, me përqendrim më të lartë në qarqet Shkodër dhe Lezhë.

Sipas parashikimit meteorologjik të Institutit të Gjeoshkencave, në këto dy qarqe priten reshje mesatare deri lokalisht intensive, ndërsa në Durrës dhe Vlorë parashikohen reshje mesatare. Në qarqet Kukës, Dibër, Tiranë dhe Elbasan reshjet do të jenë të dobëta deri lokalisht mesatare, ndërsa në pjesën tjetër të vendit pritet intensitet i dobët. Reshjet e dendura dhe shtrëngatat mund të sjellin rrëshqitje dherash dhe vërshime të ujit në zonat urbane të qarqeve Shkodër, Lezhë dhe Vlorë, në varësi të kapacitetit të sistemeve të kanalizimeve.

Ditën e shtunë, temperaturat maksimale pritet të arrijnë 23 gradë Celsius në bregdet, 24 gradë në zonat e ulëta dhe 21 gradë në zonat malore. Temperaturat minimale parashikohen përkatësisht 18, 17 dhe 11 gradë Celsius. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në zonat bregdetare pritet të arrijë intensitet të fortë.

1 nga 3

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›