E Diel, 1 Nëntor 2026

Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e Berishës, çështja rikthehet në Gjykatën e Lartë

TIRANË, 9 tetor/ATSH/ Gjykata Kushtetuese pranoi pjesërisht kërkesën e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, lidhur me masën e sigurisë “Detyrim për paraqitje”.

Gjykata Kushtetuese shqyrtoi ankimin e Berishës me objekt shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe vendimit të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshme me Kushtetutën.

Kushtetuesja ka vendosur shfuqizimin e vendimit të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën, si dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk nënkupton shfuqizimin automatik të masës së sigurisë, por rikthimin e çështjes për gjykim në instancën më të lartë të gjyqësorit.

/m.m/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›