E Shtunë, 31 Tetor 2026

AI: Izraeli dhe Hamasi kanë kryer krime lufte

Organizata për të drejtat e njeriut, Amnesty International, thotë se forcat izraelite kanë vrarë qindra civilë palestinezë dhe kanë shkatërruar mijëra shtëpi në Rripin e Gazës, gjatë sulmeve që përbëjnë krime të luftës.
Në një raport të gjerë për luftën e fundit në Rripin e Gazës, Amnesty International ka kërkuar nga Izraeli që publikisht të premtojë që të mos përdorë artileri, fosfor të bardhë dhe armatim tjetër jopreciz në hapësirat e banuara dendur me popullatë.
Kjo organizatë, po ashtu ka kërkuar nga udhëheqësit militantë të Hamasit në Gazë, që t'i ndalin sulmet me raketa kundër civilëve izraelitë, sulme që po ashtu përshkruhen si krime të luftës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›