E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pritet të dorëzohet sot nga KE-ja pyetësori i antarësimit

Ambasadori i delegacionit të Bashkimit Europian Helmut Lohan pritet t'i dorëzojë sot Kryeministrit Sali Berisha pyetësorin mbi bazën e të cilit Komisioni Europian do të përgatise opinionin e tij mbi kërkesen e Shqipërisë për anëtarësim në BE.
Ndërkohë autoritetet shqiptare kanë deklaruar prej kohësh se ata kanë kryer të gjitha përgatitjet për të nisur menjëherë nga puna me pyetësorin.
Janë mbi 2 mijë pyetje të përfshira në dokumentin përmes të cilit autoriteteve shqiptare do t'i kërkohet shpjegim për ecurinë e vendit në të gjithë fushat dhe përputhshmërinë me kriteret e anëtarësimit.
Kjo fazë e procesit zgjat përgjithësisht deri në 18 muaj, por qeveria shqiptare ka deklaruar se shpreson ta përmbyllë dhe të marrë statusin e vendit kandidat brenda vitit të ardhshëm.
Ndër kriteret bazë të vlerësimit janë ato politike dhe përfaqësuesit e Brukselit e kanë bërë të qartë se klima aktuale politike në Shqipëri nuk i vjen në ndihmë këtij procesi të ri në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.
Më 16 nëntor Këshilli i Ministrave të BE miratoi kërkesën e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat, e cila ishte dorëzuar që në fund të muajit prill.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›