Pritet të kthehen klandëstinët e humbur mbrëmë
FLASIN FAMILJARET E KLANDESTINEVE
KAPSHTICE- Pritet që të kthehen në tokën shqiptare klandestinet që rezultuan të humbur pasditen e djeshme në tentativë për të kaluar ilegalisht kufirin me Greqinë. Policia ka bërë të ditur identitetin e klandestinëve, të cilët kanë rrezikuar jeten e tyre në zonën e Devollit mes rreshjeve të shumta. Ata u lokalizuan nga policia greke rreth orës 17:00 ndërkohë që familjarëte tyre kishin dhënë alarmin sos në redaksinë e televizionit “News24”. Policia greke ka bërë të ditur se dy prej këtyre shtetasve rezultojnë të padëshiruar në shtetin helen, ndërkohë që të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore, dhe nuk ka patur probleme për asnjërin prej tyre.
Policia shqiptare vazhdon të jetë në kontakte me homologët e saj në greqi.
Prindërit: Kushtet e vështira i detyruan të niseshin në atë mënyrë
Prindërit e njërës prej klandestinëve, Valentina Verrit kanë thënë për “News24” se vajza e tyre është detyruar të niset për në Greqi për shkak të kushteve shumë të vështira në të cilat jetonte në Shkodër. Tentativat për të nxjerrë lëtra të rregullta me qëllim që të bashkohej me bashkëshortin e saj Gjeloshin që punonte ne Greqi me dokumenta të rregullta, nuk kanë dhënë rezultat. Ndërkaq e vetmja zgjidhje mbetej të largoheshin ilegalisht. “Ata nuk kanë asnje të ardhur, Gjeloshi këtu nuk ka as një stehë ku të futi kokën”- kështu është shprehur nëna e Valentinës. Ajo thekson se Valentina punonte si pastruese për 5 mijë leke në ditë të cilat nuk i mjaftonin për të rritur vajzën e vogël.
Duke falënderuar News24 që mudësoi gjetjen e tyre “duke bërë të mundur që ata të mbeten gjallë”, e ëma e Valentines ka thënë me lot në sy se kjo ishte rruga e vetme që ata kishin për tu bashkuar. “Tani nuk do të mund të bëhen kurrë familjarë” ka thënë ajo.
(e.n /News24/ Balkanweb )