Vlore, plagosje me thikë brenda universitetit
Një studente universitetit të Vlorës ka plagosur me thikë bashkëmoshatarin e saj për motive ende të paqarta. Lediana Zekaj ka nxjerrë një thikë në mes të korridorit të universitetit duke plagosur rendë, Klaudio Kamberajn student në vitin e 2-të. Zekaj, në grindje e sipër i ka ngulur një thikë në fyt.
VLORE- Një ngjarje e rendë ka ndodhur mesditën e sotme brenda ambienteve të Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë. Një studente e këtij universiteti ka plagosur me thikë bashkëmoshatarin e saj për motive ende të paditura. Lediana Zekaj ka nxjerrë një thikë në mes të korridorit të universitetit duke plagosur rendë, Klaudio Kamberajn student në vitin e 2-të. Mësohet se Zekaj, në grindje e sipër i ka ngulur një thikë në fyt bashkëmoshatarit të saj, brenda ambienteve të shkollës. Vajza është dorëzuar mënjëherë në polici duke pranuar krimin ndërsa i plagosuri është dërguar menjëherë për në spital. Policia po punon për zbardhjen e motiveve të krimit.
(e.n /Balkanweb )