Topi, takim me ish-të përndjekur për ligjin e “Dosjeve”
Në një takim të zhvilluar sot midis presidentit të Republikës Bamir Topi dhe Shoqatës së të Përndjekurve Politikë, kjo e fundit i ka paraqitur presidentit qëndrimin e saj lidhur më ligjin për pastërtinë e figurës së funksionarëve të lartë të administratës publike.
TIRANE- Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot në Presidencë drejtuesit e Shoqatës Mbarëkombëtare për Integrimin e të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë. Përfaqësuesit e të përndjekurve pasi kanë vlerësuar mbështetjen e Presidentit Topi në mbrojtje të shtresës së tyre i paraqitën atij qëndrimin e Shoqatës mbi ligjin për pastërtinë e figurës së funksionarëve të lartë të administratës publike dhe të të zgjedhurve që ka kaluar në Kuvendin e Shqipërisë. Ata shprehën rezervat e tyre lidhur me nenin 4 të ligjit, i cili sipas tyre ka përjashtuar nga papajtueshmëritë e funksioneve publike kategori të tjera funksionarësh të lartë si ministrat, drejtuesit e Institucioneve të tjera të larta politike apo shtetërore, sekretarët e partisë, zyrtarët e lartë të aparatit të Komitetit Qendror. Drejtuesit e dy Shoqatave, u shprehën për nevojën e zgjerimit të hapësirës së ligjit për pastërtinë e figurës së funksionarëve të administratës publike edhe për bashkëpunëtorët e agjenturave të huaja. Presidenti Topi, pasi i dëgjoi shqetësimet e drejtuesve të shoqatës së të përndjekurve, i siguroi për mbështetjen dhe përkrahjen e tij institucionale dhe njerëzore për këtë shtresë, në drejtim të integrimit të saj në mbarë spektrin politik dhe shoqëror të vendit. (a.r/news24/balkanweb)