Qafa e Kumbullës, Policia: Gjendja nën kontroll

Një ditë pas publikimit ne media te lajmit për rrugën e Qafes së Kumbullës mbi tunelin e Thirres ku drejtuesit e mjeteve qe kalojne aty detyrohen te paguajne 500 deri ne 1000 leke pronareve te ketij kamioni per t’i shpëtuar gropave te kesaj rruge provizor, drejtori i policisë së Lezhës ka shkuar në vendngjarje.
Ky shërbim duket se nuk është i licensuar dhe nuk sqarohet nëse paguhen taksa. Drejtuesi i mjetit eshte kontaktuar nga drejtori i policise se Lezhes dhe shpjegon arsyet se perse ka aktivizuar mjetin e tij ne kete segment rrugor.
Per shkak te bllokimit te tunelit cdo dite ne kete aks rrugor teper te veshtire kalojne me qindra mjete.