Pritet të nisë seanca, opozita do protestojë sërish

Ndërkohë që pritet që Kuvendi të nisë seancën plenare opozita po bën përgatitjet e fundit për fillimin e protestës së radhës për transparencën e zgjedhjeve. Mësohet se protestues të shumtë të ardhur nga qarku i Beratit dhe i Fierit po grumbullohen në sheshin përpara kryeministrisë në mbështetje të grevës së urisë. Deputetë të Partisë Socialiste dhe mbështetës të tyre janë futur në grevë urie që nga mbrëmja e 30 prillit, ndërkohë që ka arritur në 30 numri i grevistëve të cilët janë larguar nga greva për arsye shëndetësore.
Ndërkohë PS-ja dhe aleatët e saj kanë paralajmëruar një protestë të madhe ditën e premte në mbështetje të grevës së urisë dhe për të kërkuar sërish transparencën e zgjedhjeve.
Ndërkohë PS-ja dhe aleatët e saj kanë paralajmëruar një protestë të madhe ditën e premte në mbështetje të grevës së urisë dhe për të kërkuar sërish transparencën e zgjedhjeve.