E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjinushi:Topi të mbrojë kushtetutën jo palët

Kreu i PSD-së Skënder Gjinushi i ka bërë thirrje presidentit Topi të reagojë për zgjidhjen e situatës politike. Duke folur në protestën e opozitës Gjinushi theksoi se presidenti duhet të mbrojë Kushtetutën për hetimin e zgjedhjeve dhe jo të mbrojë palët.
"Presidenti Topi nuk duhet të hezitojë më të zbatojë kushtetutën për hetimin e zgjedhjeve si një e drejtë e popullit theksoi Gjinushi duke shtuar se hetimi do t'i kthejë popullit demokracinë.
Gjithashtu Gjinushi duke i bërë thirrje qytetarëve të mblidhen në protestën e së premtes në bulevard theksoi se kjo do të jetë protesta e fitores ndaj qeverisë ku sipas tij do të marrë fund edhe keqqeverisja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›