E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pritja per pavaresine e Kosoves

E premte 17 Shkurt 2012 2329

Festa me rastin e pavaresise se KosovesFesta me rastin e pervjetorit te katert te pavaresise se Kosoves ka mbledhur ne te njejtin ambient kreret me te larte te shtetit dhe politikes ne tirane si dhe drejtues e qeveritare nga shteti fqinj.

Pritja e dhene nga Kryeministri Berisha me kete rast ka nisur me himnet e dy shteteve ndersa ne salle ishin te pranishem dhe ambasadoret me te rendesishem ne Tirane. Lideri i opozites Rama ka mberritur me vonese ne kete pritje ndersa nga presidenca kishin mberritur keshilltaret e kreut te shtetit. Dy lideret kryesore politike Berisha e Rama kane bere kujdes gjate gjithe kohes qe te shmangin afersine me njeri tjetrin duke mos shtrenguar duart. Shefi i qeverise preferoi te qendronte gjate gjithe kohes nen shoqerine e kryebashkiakut Basha duke takuar te ftuarit por jo rivalin e tij politik. Por me pak minuta vonese ka mberritur edhe kreu i LSI-se Ilir Meta. E ndersa te ftuarit shijonin pijet Berisha ka biseduar e qeshur me ish-deputetin socialist Kastriot Islami ndersa nuk i eshte afruar opozitareve te tjere. Ne fakt Rama ka preferuar te qendroje gjate gjithe kohes prane deres se hyrjes dhe pas takimit me kryeministrin Thaci eshte larguar.ShareTweet

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›