Berisha: Ky është operacioni më i madh i emergjencës civile në historinë e Shqipërisë
Kryeministri deklaron nga Korça se qeveria nuk është kurrë e papërgatitur për emergjencat. Berisha tha se opozita nuk kërkoi interpelancë sepse nuk donte të dëgjonte për përpjekjet e mëdha që po bën qeveria. Berisha shtoi se vetëm një kryetar komune është ankuar për fondet e qeverisë. Ai deklaroi se e rëndësishme është që ka vetëm një të vdekur
Kryeministri Sali Berisha dhe ministri i tij i Financave, Ridvan Bode, ishin në qarkun e Korçës, në shtabin e emergjencave. Duke folur përpara mediave, Berisha tha se është e rëndësishme që tani tani ka vetëm një viktimë të regjistruar.
Ky është operacioni me i gjerë i emergjencës civile marrë ndonjëherë në historinë e vendit, tha Berisha.
Kryeministri u shpreh se qarku i Korçës ka qenë një model për tu ndjekur. Shpresojmë që kalueshmëria e rrugëve arritur në Korçë të arrihet në mbarë Shqipërinë.
Po punohet për zhbllokimin e Kukës-Peshkopi, në trajektoren e së cilës janë komuna. Po punohet për të ecur drejt Shishtavecit. Kilometrat e fundit po punohet të arrihen sot. Po punohet për të ecur në komunat e Pukës, ndonësë në disa vende trashësia shkon mbi tre metra. Në Has janë hapur rrugët drejt komunave. Në Shkodër po punohet drejt Vermoshit, trashësia e borës është e madhe, e kombinuar me akull. Garantoj banorët e Vermoshit se forca e shtetit do të jetë pranë tyre, tha Berisha.
Kryeministri tha se nuk ka njerëz të zhdukur. Nuk duhet të merret humbja e sinjalit të telefonisë me zhdukje familjesh. U njoftuam për dy familje, në Currajt e emër, por ishin aty, dërguam helikopterin Gjer sot nuk ka asnjë të zhdukur, gjer sot kemi vetëm një viktimë nga hipertermia, tha Berisha.
Më pas kryeministri komentoi qëndrimet e opozitës. Opozita të marrë informacion është normale, donin të bënin konferenca shtypi, opozita serioze do ti kërkonte kryeministrit interpelancë urgjente. Por kjo nuk u interesonte sepse do të dëgjonin të gjithë përpjekjet e mëdha për përballimin e kësaj situate. Opozita është e çakorduar. Të vijnë këtu të vijë në shtab të kërkojnë llogari, të ushtrojnë kontroll. Nuk ka ardhë një deputet prej tyre, tha Berisha.
Kryeministri tha se dimri i gjeti psikologjikisht të papërgatitur.
Dimri na gjeti psikologjikisht të papërgatitur, por jo materialisht. 6 vjet më parë kemi patur dimër të madh dhe 7 borëpastruese. Sivjet vetëm në rrethin e Kukësit ishin 30 sepse bëmë outsourcing kompanive private. Ky vend dhe ky shtet u garantoj se nuk është kurrë i papërgatitur për tu përballur me emergjenca dhe e kemi faktuar këtë, tha Berisha. Ky dimër i madh tregon se mirëmbajtja e rrugëve kërkon fonde më të mëdha. Këtë jo se nuk e dimë, por e vërteta është se po dërtojmë rrugë ngado, tha Berisha.
Kryeministri u shpreh se asnjë kryetar komune nuk është ankuar për ndihmën. Deri sot të gjithë kryetarët e komuanve, veç njërit e kanë quajtur të mjaftueshëm këtë fond. Ai thotë se nuk hap dot 60 km rrugë. Por ai nuk i ka kaq, nuk po i thotë njeri të hapë rrugë kombëtare, tha Berisha.