E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthen gjeneratori, katër persona të plagosur

Shpërthimi i një gjeneratori në periferi të Tiranës ka shkaktuar katër persona të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në Lundër në afërsi të një pike të depozitimit të karburanteve.

Të plagosurit të cilët kanë marrë plagë të rënda janë dërguar në spital dhe bëhet e ditur se dy prej tyre janë në gjendje më të rëndë.

Shpërthimi i gjeneratorit ka ndodhur në kohën kur po punohej për saldimin e një cisterne.

Zjarrfikësja ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për shuarjen e zjarrit të shkaktuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›