E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pritje e veçantë për Elhaidën dhe mentorin

Sado që kishte dëgjuar, Riccardo Cocciante nuk e mendonte se ishte aq i famshëm në Shqipëri. Adhurimin e shqiptarëve, po aq sa për muzikën e tij dhe për mbështetjen që i dha Elhaida Danit, në “The Voice of Italy”, kantautori italian e ndjeu qysh kur vuri këmbën në aeroportin “Nën Tereza”. “Nuk e dija që isha kaq i famshëm këtu. Dija diçka, por jo shumë. Për këngën “Margherita” s’e dija që ishte kaq i fortë si mit, më bëhet shumë qejfi kuptohet, pasi e kam kompozuar, e kam kënduar dhe është bukur të mësosh që një popull është kaq pranë këtij lloj arti”, tha Cocciante, i cili mbërriti në aeroport në orën 11:45, së bashku me bashkëshorten. Disa orë më vonë, ka mbërritur në Rinas, e shoqëruar nga konsullja e Milanos, Nausika Spahia, Elhaida Dani, vajza shqiptare që me zërin e saj së pari sfidoi e më pas bëri për vete gjithë italianët.

Këngëtarja e talentuar shkodrane,dhe kantautori i njohur italian, Ricardo Cocciante, kane udhëtuar dje drejt qytetit verior te Shkodrës, vendlindjes së Danit, aty ku ajo u formua dhe u rrit si këngëtare. Në ceremoninë e organizuar në sheshin e pedonales përpara Bashkisë, krahas një numri të madh të qytetarëve shkodranë, mësuesve dhe pedagogëve të shkollës së mesme artistike “Prenkë Jakova” ku studiuoi Elhaida etj, e pranishme ishte edhe Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, si dhe kandidatët e tjerë për deputetë të Partisë Demokratike për Qarkun e Shkodrës./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›