Stresi, pas ish të dashurës së Noizyt

Ajo është një vajzë, e cila është komentuar jashtë shtëpisë së Big Brother jo vetëm për pamjen shumë joshëse, por edhe për raportin e saj me reperin e njohur Noizy. Është folur shumë se mes tyre ka pasur një histori dashurie, bazuar kjo në disa foto që kanë qarkulluar në fotot e para të gazetave.
Por, si ka qenë e vërteta asnjë nuk di ta thotë, pasi Rikja ende nuk ka folur në asnjë media për lojën e saj në BB6.
Pas daljes nga Big Brother, Rikja nuk është fotografuar me Noziyn, por me “rivalin” e tij Stresi. Ata të dy, siç shihet edhe në foto, kanë shijuar nën shoqërinë e njëri-tjetrit një kafe dhe duken mjaft miqësorë.
Nuk dihet nëse Rike, po pretendon të ketë ndonjë bashkëpunim me Stresin dhe kjo ka qenë thjesht një kafe pune, shkruan ''Shekulli".Para pak kohësh u përfol një tjetër foto e Stresit me ish-të dashurën tjetër të Noizy-t, Edita Abazin.
Ajo që na lënë të kuptojmë se mes Stresit dhe Rikes nuk është një raport i largët, është qëndrimi shumë i afërt e miqësor ndaj njëri-tjetrit. /Indeksonline/