Pritjet e Çitakut

Qeveria e Kosovës ende nuk e ka një datë të saktë se kur pritet të vijë në Prishtinë udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave.
Por, tashmë dihet se të martën në kryeqytetin e Kosovës do të vijë Komisari për Zgjerim i BE’së, Stefan Fule, i cili do të publikojë nisjen e Studimit të Fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.
Ministrja e Integrimeve Europiane, Vlora Çitaku ka thënë se presin një vlerësim të shpejtë të BE’së për gjendjen në Kosovë dhe nisjen e hapave të Prishtinës drejt Unionit.
“Fule do të vijë në Kosovë dhe do të konfirmojë nisjen e Studimit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit. Tashmë kemi indikacione që ky studim me rekomandime do të publikohet në vjeshtë, në muajin tetor, ndërkohë që lansimi zyrtar do të bëhet me vizitën e Komisarit”, ka deklaruar Çitaku, në një intervistë për Express.
Përgjegjësja për integrimin e Kosovës në BE ka folur edhe për liberalizimin e vizave, por nuk ka përmendur ndonjë datë të saktë se kur do të vijë udhërrëfyesi.
“Jemi brenda agjendës, Komisarja Mallstrom ka thënë që gjatë pranverës do të vijë udhërrëfyesi në Prishtinë. Ndonjë datë zyrtare nuk është dhënë, megjithatë ne kemi të konfirmuar se udhërrëfyesi është hartuar dhe tani është për komente te vendet anëtare të BE’së”, ka thënë Çitaku.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...