Fushatë e brendshme

Hashim Thaçi ia ka nisur qysh tash përgatitjet për zgjedhjet komunale, duke formuar “qeveri në hije” në qytetet ku Partia Demokratike e Kosovës nuk arriti të ngadhënjente në zgjedhjet e fundit lokale.
Në anën tjetër, Isa Mustafa po shpërndan libreza anëtarësie, përderisa është shfaqur i bindur se nuk do t’i lëshojë qytet ku aktualisht qeveris Lidhja Demokratike e Kosovës, veçanërisht bastionin e saj, Prishtinën.
Këto zhvillime ndodhin në kohën kur zgjedhjet lokale, sikurse edhe ato të përgjithshme, as që janë në agjendë. Versioni më optimist është se kosovarët do t’iu drejtohen kutive të votimit në vjeshtën e vitit të ardhshëm.
Në këtë kontekst, nxitimi i dy liderëve kryesorë në vend duket absurd.
Por, publicisti Baton Haxhiu e ka një shpjegim.
Ai e sheh këtë si fushatë e brendshme e PDK’së dhe e LDK’së.
“Dy partitë politike, më të mëdha në vend, po e bëjnë hapësirën e vet për zgjedhjet e brendshme, e jo për zgjedhjet parlamentare apo presidenciale”, ka thënë Haxhiu, në një prononcim për dazetën Express, të dielën.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...