E Shtunë, 31 Tetor 2026

Privatizimet, asnje shifer nga kapitalet

Privatizimet e disa nga sektoreve, te cilet jane shpallur pak dite me pare nga qeveria, duket se do te njohin zvarritje. Edhe pse ministrite pergjegjese kane nisur nga puna per pergatitjen e procesit te privatizimit te kompanise shteterore "Armo" dhe INSIG, divizioni i shperndarjes te KESH-it dhe 15 per qind te aksioneve shteterore te AMC-se, ende nuk eshte kalkuar asnje shifer se sa leke do te derdhen ne arken e buxhetit. Mesohet se shkaqet e kesaj situate jane shqyrtimet qe jane ne vazhdim e siper per kryerjen e procesit. Mendohet qe nje nga sektoret me problematike per privatizim eshte ai i energjise, per shkak te humbjeve qe ka kjo korporate. Por sipas Ministrise se Ekonomise, investitoreve do t'u paraqiten te gjithe opsionet e mundshme. Sakaq, pritet qe keto dite Autoriteti i Konkurrences te beje publik nje raport mbi rekomandimi per privatizim sa me te shpejte te sektorit te divizionit te shperndarjes. Pervec kesaj, Autoriteti i Konkurrences do te jape rekomandime edhe per gjetjen e burimeve te tjera te energjise, te cilat do te ndihmojne ne kapercimin e krizes energjetike. Nga ana tjeter, ne listen e privatizimeve te cilat pritet te perfundojne kete vit eshte dhe kompania e sigurimeve INSIG. Pergatitja e procesit te privatizimit te INSIG-ut po kryhet nga Ministria e Financave, ku burime te sigurta prane ketij institucioni pohuan per gazeten, se ne muajin prill pritet te perfundoje vleresimi i aseteve te kesaj kompanie. Sipas burimeve te mesiperme, kompania konsulente e cila po harton formulen e privatizimit te kesaj kompanie jane francezet e "BNP Paripas". Pritet qe keto dite perfaqesues te Ministrise se Financave te zhvillojne nje raund tjeter bisedimesh me kete kompani. Nderkaq, pas perfundimit te ketij procesi do te zhvillohet tenderi, i cili do te mundesoje vleresimin e kapitalit shteteror te kesaj kompanie. Por sipas Ministrise se Financave, pritet qe vleresimi i kapitaleve te perfundoje ne muajin prill, i cili me pas do t'i paraqitet per miratim qeverise. Nga kompania shteterore e sigurimeve, 61 per qind e aksioneve jane shteterore. Per sa i perket privatizimit te kompanise se naftes "Armo", Ministria e Ekonomise ka perfunduar formulat e privatizimit. Sipas kesaj ministrie, 76 per qind e aksioneve jane shteterore, aksioni keto te cilat do te jene te perfshira ne privatizim. Por ne procesin e privatizimit Ministria e Ekonomise ka perfshire edhe ish-pronaret, mbi te cilet jane ngritur objektet e kesaj kompanie, si dhe nje pakete per punonjesit e kompanise. Por deri tani mendohet se cmimi qe eshte vleresuar per te gjitha kapitalet shteterore te kompanise se naftes te jene 100 milione dollare. Cmimi i shitjes qe ofrohet eshte rreth 70 milione dollare me i larte se ai i ofruar ne vitin 2004. Pra, pritet qe me kete shitje qeveria te shtoje ne arken e saj rreth 100 milione dollare. Sipas Ministrise se Ekonomise, shkaku qe ka sjelle rritjen e cmimit te kompanise eshte rritja e prodhimit te saj dhe permiresimit te teknologjise. Kurse ne lidhje me privatizimin e 12.5 per qind te aksioneve shteterore te kompanise se telefonise celulare AMC, ende Ministria e Financave nuk ka perzgjedhur kompanine konsulente per kryerjen e procesit te privatizimit. Per zhvillimin e ketij procesi eshte ngritur nje grup i perbashket nga Ministria e Ekonomise dhe Ministria e Transporteve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›