E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biznesi, apel qeverise per vizat

Biznesi do te demtohet nga shtrengimet e regjimit te vizave me Maqedonine. Ka qene ky paralajmerimi qe kane dhene industrialistet me te medhenj te vendit. Pikerisht nisur nga kjo situate, Konfindustria i ka kerkuar qeverise qe mos pergjigjet me masa reciproke. "Keshillohet jo vetem duke pasur parasysh interesat shumeplaneshe te lidhura me bashkekombesit tane ne Maqedoni, por edhe per interesa te mirefillta ekonomike me afatgjata te zhvillimit ekonomik te Shqiperise", jane shprehur drejtues te Kofindustrise per mediat. Po ashtu, Konfindustria, duke marre shkak nga vendimi i mesiperm i papritur i shtetit maqedonas, shprehet edhe njehere per rendesine e jashtezakonshme strategjike dhe ekonomike qe ka ndertimi i aksit rrugor Durres-Prishtine. Sipas perfaqesive te biznesit, ndertimi i ketij aksi rrugor do te mundesonte kalimin e lire te mallrave dhe njerezve mes dy vendeve. Kjo do te sillte qe kalimi mes ketyre dy vendeve jo vetem te mos mbetej ne dore te te huajve, por per ndertimin sa me te shpejte te tregut mbarekombetar te 7 milione shqiptareve. Po ashtu, duke iu referuar mediave te huaja, mesohet se qeveria maqedonase ka shtyre afatin e vendosjes se vizave deri ne 1 mars.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›