E Diel, 1 Nëntor 2026

Privatizimi i Albpetrol 3 kompani ne gare nga 6 qe ishin Vetro Energy piket maksimale

Vetro energy është në krye të listës së kompnive që u ofruan për të privatizuar Albpetrol. Komisioni I vlerësimit të ofertave ka dalë tashmë me një rezultat final, ndërsa në Tiranë ka mbërritu edhe raporti i kompanisë konsulentë Pattom Bogs.
Konsulenti amerikan ka konsideruar si ofertën më serioze atë të konsorciumit amerikan të udhëhequr nga Vetro Energy, që ështe edhe oferta më e lartë. Vetro Energy ka ofruar 850 milionë euro për procesin e privatizimit të Albpetrol dhe oferta më e lartë vlerësohet me pikët më të larta prej 75 për qind.

Kryetari i Komisionit të vlerësimit të ofertave për privatizimin e Albpetrol Sokol Dervishaj ka sqaruar për mediat ecurinë e këtij procesi, ku në garë mbeten 3 kompani Voltro Silkiroad Equite Ltd, Consorcium Vin Bussines dhe Bankers Petrolium dhe nga 6 që ishin më parë. Sipas Dervishajt të tria këto kompani plotësojnë kriteret për të vijuar garën, ndërsa theksoi se Vetro Energy ka bërë një punë shumë serioze dhe ka marrë pikët maksimale 97.7 pikë, ndërsa Consorcium Vin Bussines 44.39 pikë dhe Bankers Petrolium 30.33 pikë.

Në cilësinë e kryetarit të komisionit të vlerësimit të ofertave për privatizimin e Albeptrol bëri një analizë publike për ofertat e bëra.

Sipas tij. Vetro Energy ka marrë të gjitha në konsideratë dhe i ka bërë të qartë atë që do të bëjë në lidhje me nxjerrjen e naftës apo gazit. Një nga kriteret kryesore, është tregu i mundshem i naftës dhe i gazit, projektet e rëndësishëm siç është TAP.

Sipas Dervishajt kompania Vetro Energy është edhe ajo kompani që plotësuar kriterin kryesor të çmimit, prej 75 për qind. Ai informoi gjatë fjalës së tij, se tashmë garancia e Vetros është bërë në Bankën Amerikane dhe nga momenti i shpalljes si fitues do të bëjë ngrirjen e 20 për qind të kontratës në një nga 50 bankat më të rëndësishme botërore,
Kompania Vetro Energy ka ofruar 850 milionë euro.

Ndërkaq Dervishaj informoi se janë skualifikuar nga gara kompanitë Ecolog International, Gazprom dhe Amber Shine, të cilat nuk plotësonin kriteret.

Sipas tij Ekolog nuk kishte as ofertë, as garanci dhe u vendos që të skualifikohet, ndërsa Gazprom, i cili ofroi 55 milionë dollarë nuk ishte në përputhje me kriteret e vendosura dhe nuk kishte as garancinë bankare, kurse Amber Shine ka pranuar skualifikimin nga gara, pasi nuk plotëson kriteret për një kapacitet asetesh prej 100 milionë euro, nuk ka garancinë e ofertës.

Këshilli i Ministrave pritet të marrë një vendim javën që vjen. Vetro Energy konfirmoi javën e kaluar se kishte paraqitur garancinë bankare prej 10%, ose 85 milionë euro, duke bindur komisionin për aftësinë paguese. Ndërsa konsulenti amerikan “Patton Boggs”, nëse Vetro shpallet fitues përfiton 22 milionë euro për punën e bërë.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›