E Shtunë, 31 Tetor 2026

Privatizimi i Albpetrol, amerikanët e Vetro-s pranë fitores

TIRANE- Komisioni i vlerësimit të ofertave në ministrinë e Ekonomisë do të diskutojë sot në lidhje me ofertat për privatizimin e Albpetrol, teksa tashmë ka mbërritur në Tiranë dhe raporti i konsulentit ndërkombëtar “Paton Boggs”. 

Ky i fundit ka konsideruar si ofertën më të mirë atë të konsorciumit amerikan të udhëhequr nga Vetro Energy, i cili ofron 850 milionë dollarë për procesin e privatizimit të Albpetrol.

Ndërkohë që finalizimi i procesit do të kalojë përmes dy fazave. E para diskutimi i raportit të konsulentit ndërkombëtar në komisionin e vlerësimit të ofertave.

Nëse komisioni miraton rezultatet e raportit, atëherë merret vendimi dhe më pas dosja e privatizimit të Albpetrol do të kalojë në fazën e dytë, ku do shqyrtohet nga Këshilli i Ministrave, i cili do marrë edhe vendimin final.

Pritet që detajet në lidhje me këtë proces t’i sqarojë në një konferencë për mediat zëvendësministri i Ekonomisë Sokol Dervishaj.

VIJON

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›