E Diel, 1 Nëntor 2026

Alarmi “Pirlo”, në fushë, vetëm një ndeshje në javë

ROME-Juventusi kryeson Serinë A dhe e ka nisur Champions League me një rezultat të bujshëm, 2-2 ndaj Çelsit, por skuadra bardhezi ka një problem për të zgjidhur: Andrea Pirlo! Fantazisti ka qëndruar shumë pak raste pushim, për shkak se “Zonja e Vjetër” nuk mund të luajë pa të, por këto kohë, ai duket i lodhur. Ndaj Fiorentinës diçka e tillë u pa qartë dhe vërtetoi atë se lojtari me origjinë nga Breshia nuk mund të luajë dot dy ndeshje në javë. Ishte kjo arsyeja, përse të martën Karrera e zëvendësoi të martën në Firence. “Duhet të gjejmë mënyrën që të punojë më shumë, sesa të pushojë, - deklaroi ndihmësi i Kontes. – Duke luajtur çdo tre ditë, ai nuk ka kohë të stërvitet dhe kjo po e pengon”, shtoi ai. Në fakt, Pirlo nuk bën pjesë te të “djelmoshat”, ku freskia dhe forca fizike mund të zgjasin për një periudhë të gjatë edhe me kalendar të ngjeshur. Po ashtu, dëmtimet kalohen shumë më lehtë. Në moshën 33-vjeçare, kohët e rikuperimit pas një dëmtimi janë më të gjata, kështu që çlodhja e tij duket një domosdoshmëri nëse Juve dëshiron të qëndrojë në këto nivele. Zvonimir Boban, një kampion i madh i së shkuarës, në pozicionin e tij do të kishte marrë për bazë idenë që të linte kombëtaren. Por, duket shumë e vështirë që breshiani të ndjekë këtë rrugë kur mbeten më pak se dy vjet nga Botërori. Për këtë arsye, Konte është duke menduar për një Juve që të bëhet disi e pavarur nga “magjitë” e lojtarit italian në fushë.
Plani B
Shumë ndeshje kjo Juve mund t’i fitojë edhe pa Pirlon. Më të vështirat, në Itali dhe në Evropë, jo! Nuk përjashtohet ende se në periudhat me intensitet të lartë, fantazisti të mos luajë më shumë se një ndeshje në javë, kryesisht ato decizivet. Kjo aktualja është pikërisht një nga ato periudha për Juventusin. Të shtunën, bardhezinjtë do të presin në Torino Romën, ndërsa të martën e ardhshme do të ndeshen me Shaktjor Donjeck në Ligën e Kampioneve. Më pas vijnë sfidat me Armeninë e Danimarkën në kombëtare, ndeshje decizive në luftën për Botërorin “Brazil 2014”. Përshtypja është që Pirlo do të luajë vetëm një ndeshje mes Romës e Shaktjorit, ndoshta atë ndaj ukrainasve, që të paktën për momentin është më e rëndësishme. Po cila është zgjidhja? Të gjitha rrugët të çojnë te Pol Pogba, talenti francez i marrë nga Mançester Junajtid, që ndaj Kievos tregoi se mund të jetë ai “truri” i ardhshëm i “Zonjës së Vjetër”. Një vit më parë, Pirlo pësonte ndërhyrje të gabuara pafund, por kur këmbët “xhirojnë”, Pirlo është nga ata që mund të ndryshojnë fatet e ndeshjes. Ndaj Romës, ai pritet të qëndrojë në stol dhe Pogba do të jetë në rolin e regjisorit, i ndihmuar nga Vidal e Markizio. Në sulm është e sigurt që do të luajë Vuçiniç, ndërsa partneri i tij mbetet për t’u vendosur.

SERIA A
29.09
Parma-Milan
Juventus-Roma
30.09
Udineze-Xhenoa
Atalanta-Torino
Bolonja-Katania
Kaljari-Peskara
Lacio-Siena
Palermo-Kievo
Sampdoria-Napoli
Inter-Fiorentina

RENDITJA
Juventus 13
Napoli 13
Sampdoria 10
Inter 9
Lacio 9
Fiorentina 8
Katania 8
Xhenoa 7
Milan 6
Atalanta 5
Roma 5
Udineze 5
Parma 5
Torino 5
Bolonja 4
Peskara 4
Kievo 3
Kaljari 2
Palermo 1
Siena -1.

(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›