E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Arabi tifozët paguhen të shkojnë në stadium

Në Arabi fitohet mirë. Këtë e di edhe Diego Maradona i cili për kohën sa udhëhoqi skuadrën Al Wasl kishte pagë prej 3.5 milionë eurosh. Por, më interesant është tregimi për tifozët.

“Klubet i paguajnë njerëzit të vijnë në stadium, sepse duan të kenë atmosferë të mirë gjatë ndeshjeve”, deklaroi për të përditshmen arabe The National, nënkryetari i ligës PRO, Abdullah Al Junaibi.

“Ne tifozët i presim si mysafir, kurse si të tillë ata nuk paguajnë bileta. Në vend të tyre, klubet përkujdesen për ta sikur për një mysafir dhe i shpërblejnë ata”, shtoi ai. Sjellja e ture u sjell bonus kurse më së tepërmi paguhen ata që duartrokasin dhe këndojnë gjatë ndeshjeve.

(a.k/gazetaexpress/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›