Privatizimi i Albpetrol, debate PD-PS në Kuvend
TIRANË- Ministri i Energjitikes, Nasip Naço ka kerkuar voten e deputeteve, edhe te opozites per miratimin e projektligjit per privatizimin e Albpetrol.
Diskutimi i projektligjit “Për përcaktimin e formës dhe strukturës së formulës së privatizimit të shoqërisë ‘Albpetrol’ sh.a. Patos” eshte shoqeruar me debate mes shumices dhe opozites, e cila kundershton kete forme privatizimi. Ministri ka analizuar situaten aktuale te kompanise dhe ka kerkuar voten pro ne favor te privatizimit 100% te tij.
Naço theksoi se pr/ligji nuk nxjerr njerez ne rruge, pasi ai u siguron punetoreve pagën e një viti dhe vjetërsinë e punës.
Fondet që do të përfitohen nga privatizimi do të përdoren për rrugë, investime, tunele. Nga shitja e menjëhershme nuk do përfitohen vetëm këto fonde, por do vazhdohen të merren të ardhurave nga tatim-fitimet- tha ministri.
Por, opozita e ka cilesuar korruptuese nje privatizim te tille dhe ne mungese te plote te transparences.
“Cili do te jete fati i marreveshjeve hidrokarbureve, pas privatizimit te Albpetrol, qe eshte ne marreveshje me hidrokarburet”- tha deputeti i PS-se, Erjon Braçe, duke kerkuar pergjigje nga ministri i METE-s.
Deputetja Mimi Kodheli, duke kritikuar formulen qe parashikon ligji, ka nenvizuar se aty nuk ka asnje mbrojtje per qindra punetore qe pas privatizimit do te nxirren ne rruge. “Ne nuk jemi kunder privatizimit, dikunder thoni ju, ne jemi kunder menyres se paraqitur, pasi mbrojme interesin e shqiptareve”- ka thene Kodheli.
Në rend dite është edhe pr/ligjin “Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore” dhe një shtesë në ligjin “Për miratimin e niveleve të tarifës doganore”.
Pjesë e punimeve të sotme do të jenë edhe disa ndryshime në ligjin “Për noterinë”, si dhe disa shtesa në ligjin “Për arsimin e lartë.
Ndërkohë që në fund të seancës është planifikuar edhe një interpelancë me Ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto, e kërkuar nga deputetja e PS-së, Arta Dade.