Privatizimi i "Kripes", gati procedurat
Qeveria miratoi dje fillimin e procedurave dhe percaktimin e autoritetit kontraktues per dhenien me koncesion te shoqerise "Kripa", Sh.a, Vlore dhe miratimin e bonusit ne proceduren perzgjedhese konkurruese, qe i jepet shoqerise. Sipas vendimit, autoriteti kontraktues per kryerjen e procedurave ligjore, per dhenien me koncesion te shoqerise "Kripa", sha, Vlore, eshte Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes. Dje u miratua edhe bonusi prej 8 per qind te pikeve, per studimin ekonomiko-financiar.