Norvegjia, kthim ne Shqiperi te emigranteve pa leje-qendrimi
Norvegjia pritet te ktheje te gjithe emigrantet shqiptare te cilet jane ne kete territor pa leje-qendrim te rregullt. Keshtu diten e djeshme qeveria miratoi ne parim marreveshjen me qeverine e Mbreterise se Norvegjise, per ripranimin e personave me qendrim te paautorizuar, e cila pritet t'i hape rruge edhe kthimit te emigranteve shqiptare me leje-qendrimi te parregullta ne Shqiperi. "Shqiperia do te ripranoj, me kerkesen e Norvegjise te gjithe personat, te cilet nuk plotesojne, ose nuk plotesojne me kushtet ne fuqi per hyrjen, qendrimin ose banimin ne territorin e Shqiperise", theksohet ne marreveshjen e miratuar dje ne qeveri. Po keshtu ne marreveshje parashikohet se kjo dispozite zbatohet edhe per personat, te cileve u eshte hequr ose qe kane hequr dore nga shtetesia shqiptare qe nga hyrja ne territorin e Norvegjise. Por, marreveshja qe pritet te miratohet se shpejti ne Kuvend parashikon qe ne Shqiperi te kthehen edhe ata shtetas te huaj, te cilet e kane perdorur vendin tone si vend transit per te shkuar drejt Norvegjise.
"Ripranimi nga ana e Shqiperise do te vije edhe ne rastin kur provohet se keta persona kane hyre kur kishin vize nga Shqiperia dhe ne rastin kur kane hyre ne territorin e Norvegjise pasi kane qendruar ne, ose kane kaluar transit neper territorin e Shqiperise", theksohet ne draft. Ky parim nuk do te zbatohet vetem ne rastin kur personi jo shqiptar ka kaluar vetem transit neper nje aeroport nderkombetar te Shqiperise, ose ne rastin kur Norvegjia i ka leshuar ketij shtetasi nje leje-qendrimi para ose pas hyrjes ne territorin e saj.
F.Mejdini