E Shtunë, 31 Tetor 2026

Babe e bir kerkojne perkthimet, zbardhet deshmia e te trafikuares

Dy te pandehurit, babe e bir, te akuzuar per trafik te femrave per qellime prostitucioni, kerkojne nga Gjykata e Krimeve te Renda qe te njihen me te gjitha deshmite e marra ne Norvegji nga ana e trupit gjykues, si dhe prokurorit te ceshtjes, Ardian Nezha. Kjo ka qene edhe kerkesa e bere dje ne seancen gjyqesore nga ana e te pandehurve Astrit dhe Nelgert Pata. Pas pretendimeve te te pandehurve, trupi gjykues ka vendosur te caktoje nje perkthyes per aktet e marra me leter-porosi nga ana e drejtesise norvegjeze dhe vizita e nje grupi hetimor ne kete vend, te cilat t'ia vere ne dispozicion dy prej te pandehurve. Nderkohe qe deshmite e mbledhura do te lexohen prej tyre per te pare edhe kundershtimet qe kane te ndaluarit vitin e kaluar pas denoncimit te nje vajze 26-vjecare. Midis ketyre deshmive eshte edhe ajo e deshmitares kyc, Silvana K., e cila ka treguar se si u njoh me te pandehurit dhe kercenimet e tyre se do t'i benin keq familjes ne rast se nuk dilte ne rruge. Ne te gjitha aktet, te cilat do t'i nenshtrohen perkthimit jane pikerisht 15 deshmite e marra ne Norvegji per 5 dite me radhe nga ana e trupit gjykues per te verifikuar edhe akuzuat e ngritura nga prokuroria dhe pamundesise se ardhjes ne vendin tone. Vajza ka treguar se e ka njohur tutorin e saj, Astrit Pata, 50 vjec, ne lokalin e vellait te tij, ku sherbente si kameriere. Me pas se bashku me vellane e saj, Rolandin dhe tutorin kane shkuar ne Greqi, ku me pas eshte trafikuar nga Pata dhe eshte shfrytezuar per dy vite me radhe nga ai dhe i biri i tij, Nelgerti. Me 5 deri ne 12 persona ne dite ishte e detyruar te shkonte vajza, nderkohe qe per cdo akt seksual perfitonte nga 200 deri ne 250 euro. Ne deshmite te cilat do t'i neshtrohen perkthimit jane edhe ato te punonjesve te hotelit, te cilet kane treguar se vajza eshte pare ne keto ambiente me djem te ndryshem. Nje nga deshmite qe disponon aktualisht gjykata dhe qe se shpejti do te jete ne duar te dy prej te pandehurve eshte nje prej klienteve te vajzes i quajtur Erik, i cili bashku me te iu drejtua policise dhe me pas kane depozituar kallezimin penal. Procedimi penal i Astrit dhe Nelgert Pates ka nisur ne prill te vitit 2006, ne baze te nje leter-porosie te ardhur nga autoritetet norvegjeze.

R. C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›