Privatizimi i PTK-së, përleshje para Kuvendit
PRISHTINE- Protestuesit e sindikates se Pavarur se Punëtorëve të PTK-së thyejne deren e Kuvendit te Kosoves dhe perleshen me policine ne tentative per te hyre me dhune ne Kuvend. Protesta ka degjeneruar, pasi protestuesit kane marre vesh miratimin e Buxhetit për vitin 2011 nga Kuvendi i Kosovës, ku përfshihet edhe privatizimi i PTK-së, te cilen ata e kane kundershtuar me force.
Bashkë me protestuesit gjenden edhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët kanë lene sallen e Kuvendit dhe kane dale ne perkrahje te tyre.
Në protestë po marrin pjesë një numër i madh i punëtorëve të PTK-së. Gjatë tentimit për të hyrë në oborrin e Kuvendit po brohorasin “hajna-hajna”.
Ata po kundërshtojnë privatizimin e ndërmarrjes së tyre, pasi shfaqin frikën se një numër i tyre do të mbes pa punë pasi të privatizohet PTK.