Topi Jo politizimit te zgjedhjeve vemendje interesave te qytetareve

Presidenti i Republikes Prof. Dr. Bamir Topi priti sot Kryetarin e Asamblese Kombetare te Hungarise Lazlo Kever.
Gjate takimit Kreu i Shtetit vuri ne dukje angazhimin e gjithanshem te shtetit shqiptar ne zhvillimin me sukses dhe sipas standardeve te duhura e demokratike te ketyre zgjedhjeve sepse sa me pak te politizuara te jene keto zgjedhje aq me shume do tu kushtohet vemendje sherbimeve dhe interesave te qytetareve.
Kreu i Shtetit nenvizoi rendesine e madhe qe paraqitet edhe bashkepunimi nderparlamentar duke qene se Parlamenti eshte tempulli institucional i demokracise dhe ky bashkepunim e shkembim pervoje do te kontribuonte ne realizimin me sukses te proceseve te integrimit te vendit tone ne Bashkimin Evropian.
Gjithashtu ai theksoi rendesine e konsolidimit dhe thellimit te metejshem te tyre ne te gjitha fushat perfshire edhe ate ekonomike. Ndersa Kryeparlamentari hungarez Lazlo Kever pasi e falenderoi Kreun e Shtetit shqiptar per pritjen e ngrohte e miqesore shprehu bindjen ne thellimin e metejshem te marredhenieve dypaleshe te Shqiperise dhe Hungarise ne mjaft fusha sidomos ne drejtim te bashkepunimit te frytshem parlamentar ne kuader te perafrimit te legjislatures shqiptare me ate te BE-se.