Ahmetaj Qeveria euro dhe dollare fals ne kembim te votes se qytetareve

Sali Berisha duhet te kishte gjetur guximin tu tregonte shqiptareve per eurot dhe dollaret fals qe po fut ne Shqiperi ne nje perpjekje per te blere zgjedhjet lokale tha deputeti i PS-se Arben Ahmetaj ne nje konference per shtyp.
Ai denoncoi faktin e hyrjes ne Shqiperi te nje sasie te konsiderueshme eurosh dhe dollaresh false te cilat sipas tij kane vetem nje qellim tu jepen shqiptareve ne kembim te votes.
Ahmetaj shtoi se synimi i qeverise mbetet vjedhja e votave te shqiptareve. Parate false ne sherbim te vjedhjes se votes dy krime ne te njejten kohe te cilat shqiptaret tashme i dine mire.
Vershimi i monedhave false euro dhe dollare ku spikasin vecanerisht prerjet 100 dollareshe me cilesi te larte falsifikimi ndodh pikerisht ne fillim te fushates. Keto para false kane hyre dhe vazhdojne te hyjne ne Shqiperi per llogari te regjimit te Sali Berishes. Me keto para Saliu dhe Luli i Saliut kane bere ne plan te mashtrojne votuesit shqiptare te tentojne te blejne votat e tyre dhe te tentojne te deformojne zgjedhjet lokale tha Ahmetaj.
Deputeti i PS-se shtoi se parate e pista te kontrabandes se armeve e naftes vergine parate e vjedhjes se rruges Durres - Kukes milionat e fituara ne Gerdec ne kurriz te jetes se shqiptareve po perdoren sot per te blere median e per te sponsorizuar fushata baltosje kunder opozites gjithcka ne emer te kandidimit te Lulit te Saliut por qytetaret shqiptare do tua thone atyre qarte dhe shkoqur ne 8 maj kurre me me Saliun.